Shyqyri Mollaj

Shyqyri Mollaj u lind në qytetin e Shkodrës në vitin 1946 në një familje intelektuale. U shqua qysh në rini për pasionin ndaj sportit dhe artit. Në vitet e shkollimit të mesëm, ai përjetoi persekutimin dhe vrasjen e një familjari të tij të afërm nga regjimi i asaj kohe, ngjarje që iu kthye në dramë edhe atij vetë. Duke e konsideruar tashmë si njeri i deklasuar, si nip tradhtari, ai ra pre e një provokimi të inskenuar nga një drejtues
partiak i shkollës, ku u konfrontua fizikisht. Më pas iu bë një gjyq popullor ku e dënuan me heqjen e të drejtës së shkollimit dhe me punë korrektuese në kooperativën bujqësore Dobraç. Gjatë kësaj periudhe filloi të shkruajë romanin “Zogjtë ndërtojnë foletë”. Romani u pëlqye dhe pati shumë sukses. Në vitin 1968 u fut në tekstet shkollore të klasave të nënta e të dhjeta të shkollave të mesme. Ky libër u fut krahas librave të Petro Markos dhe Ismail Kadaresë. Autori Shyqyri Mollaj jeton prej më se dy dekadash në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tani është në pension.