Shporta juaj është bosh
Librat e autorit
LEFTERI LENA GJOSHE, ka mbaruar studimet e larta, në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin Histori-Filologji dhe gjithashtu, ka mbaruar kursin njëvjeçar, pasuniversitar për Pedagogji-Psikologji, pranë këtij fakulteti. Ka punuar si mësuese e si drejtuese në arsim. Një nga prioritetet e jetës së saj, ka qenë familja, për të cilën është kujdesur e i ka shërbyer me përkushtim. Gjatë aktivitetit të saj 46-vjeçar, si familjare, ajo ka grumbulluar një përvojë të pasur, në sferën e gatimeve. Duke qenë bijë dhe nuse nga një trevë me tradita të pasura në kulinari, ajo i ka mbledhur e i ka sjellë në këtë libër, shumë prej recetave, që ka gatuar për familjen e saj, gjatë këtyre viteve. Kryesisht këto janë gatime tradicionale të trevës së Korçës e Kolonjës, të cilat mund të shërbejnë si orientim për t’i gatuar çdo ditë në kushte shtëpie.
Për autoren, ky është libri i tretë, që botohet, pas librit: “Kujtime nga jeta ime” dhe librit me përralla edukative për fëmijë, “Kaprolli mendjelehtë”.
Libri u shtua në wishlist.