Nikollë Berishaj

Nikollë Berishaj lindi më 3 dhjetor 1958 në Tuzla të Malit të Zi. Është shkrimtar, poet, përkthyes, eseist shqiptar nga Mali i Zi. Nga viti 1977 deri më 1989-ën ka studiuar dhe punuar në Lubjanë. Që nga viti 1980 është

anëtar i Shoqërisë së Përkthyesve Shkencorë dhe Teknikë të Sllovenisë. Është gjithashtu anëtar i Shoqatës së Përkthyesve Letrarë të Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Në gusht të vitit 2010 ishte pjesëmarrës në Seminarin e parë Ndërkombëtar të Përkthimit të Letërsisë Sllovene dhe fitues i "Çmimit Ndërkombëtar Presentation 2013", si dhe i titullit të nderit "Ambasador i Letërsisë Sllovene, Gjuhëve dhe Kulturave Sllave".