Christos Hatzipapas

Christos Hatzipapas lindi në Qipro në vitin 1947. Studioi për veterinari. Ka botuar tri përmbledhje poetike, tri romane dhe pesë përmbledhje me tregime.

Një pjesë e veprave të tij janë përkthyer në mjaft gjuhë dhe disa vepra të suksesshme të tij janë botuar në bullgarisht, turqisht, anglisht, frëngjisht dhe në shqip. Dy romane dhe dy përmbledhje tregimesh të tij kanë marrë “Çmimin e Parë Shtetëror” të Qipros.

Ka përkthyer nga gjuha bullgare poezi, vepra teatrore dhe prozë, së bashku me bashkëshorten e tij, poeten Vasilka Petrova, ndërsa me shkrimtarin dhe mikun e tij turkoqipriot Ibrahim Aziz, ka përkthyer tre libra nga turqishtja.

Për shumë vite me radhë ka qenë Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Qipros, është anëtar i komisionit redaktues të revistës letrare “Epoka e Re”.

Në vitin 2017 u nderua me çmimin “G. F. Pieridis”, për kontributin e tij tërësor në letërsinë qipriote.