Shporta juaj është bosh
Librat e autorit
Svetislav Basara (????????? ??????) ka lindur në Bajana Bašta në vitin 1953, është një shkrimtar dhe kolumnist serb. Autor i më shumë se dyzet veprave letrare, duke përfshirë romane, përmbledhje tregimesh, ese, ai konsiderohet si një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore serbe dhe më të suksesshmit në tregun ndërkombëtar të librit. Romani i tij “Fama për çiklistët” konsiderohet si një nga romanet më të mirë të gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë në letërsinë serbe. Ka botuar librat: “Pasqyra e plasaritur”, “Pekini natën”, “Skripti kinez”, “Fama e biçikletës”, “Bumerang”, “John B. Malkovich”, “Rrëfime të shkurtra”, “Udhërrëfyesi mongolian”, “Në gjurmët e Gralit”, “Toka e përhumbur”, “Zemra e Tokës”, “Ngritja dhe rënia e sëmundjes së Parkinsonit”, “Humbur në supermarket”, “Ditari i Martha Cohen” etj.
Dy herë fitues i çmimit “NIN”: për romanin “Ngritja dhe rënia e sëmundjes së Parkinsonit”, për romanin më të mirë, të botuar në vitin 2006, dhe për romanin “Kontraendorfin”, botuar në vitin 2020. Ai është fituesi i parë i çmimit të Fondacionit “Borislav Pekic”. Veprat e tij janë përkthyer në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, hungarisht, bullgarisht, italisht, ukrainisht, sllovenisht, holandisht, spanjisht, maqedonisht.
Libri u shtua në wishlist.