Tadej Golob

Tadej Golob, lindi më 1967 në Maribor, Slloveni.

Si shkrimtar tërhoqi vëmendjen më 2009, kur për romanin e vet “Svinjske

nogice” (Këmbët e derrit) fitoi çmimin Kersnik - çmimi më prestigjioz letrar

slloven. Një vit më vonë doli edhe romani me aventura për të rinj “Zalti zob”

(Dhëmbi i artë). Pas dy librave të autobiografive të Peter Vilfanit dhe Zoran

Predinit (të dy muzikantë sllovenë), më 2013 doli romani i tij për të rriturit

“Alibomaye!” si dhe tregimi për fëmijë “Kam je izginilaBrina?” (Ku humbi

Brina?). Më 2017 botoi romanin policor “Jezero” (Liqeni).

Më 2005 botoi përmbledhjen e shkrimeve të tij, “Moshkesvinje” (Derrat

meshkuj).

Më 2000 në bashkautorësi me Davo Karniçar dhe Urban Golob botuan librin

“Z Everesta” (Nga Everesti) që përshkruan ngjitjen në malin më të lartë në

botë si dhe skijimin e parë në histori të bërë nga maja e Everestit nga Davo

Karniçari, të bazuar në ngjarje reale.

Prej 30 vjetësh merret me alpinizëm dhe ka arritur në majën më të lartë

të botës - Everest. Ka qenë, gjithashtu, redaktor i revistës alpiniste “Grif”

(1995-2002).