Shporta juaj është bosh
Librat e autorit
I lindur në Bertinoro në vitin 1895 nga një orëndreqës modest, Luigi Maria Ugolini u diplomua në Bolonjë dhe më vonë vazhdoi studimet pranë Shkollës Mbretërore të Specializimit në Arkeologji të Universitetit të
Romës.
Pasi mori pjesë në Luftën e Madhe gjatë së cilës u bë pjesë e forcave alpine, në fillim të viteve njëzet hyri në kontakt me grupe akademikësh që kishin ndikim të madh veçanërisht në ambientin arkeologjik italian. Mes pranverës së vitit 1924 dhe 1925, Ugolini u dërgua në Shqipëri për dy udhëtime eksploruese, me iniciativën e drejtorit të misioneve arkeologjike në Lindje, Roberto Paribeni dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme. Në vitet 1926 dhe 1927 Ugolini realizoi synimin e tij për të kryer gërmime në Finiq, duke marrë rezultate të rëndësishme. Nga viti 1928 e deri në ndarjen e tij nga jeta, misioni arkeologjik italian në Shqipëri i drejtuar nga Ugolini, e zhvendosi qendrën e veprimtarisë nga Finiqi te Butrinti i ndodhur aty pranë.
Libri u shtua në wishlist.