Shporta juaj është bosh
Librat e autorit
Sër Entoni Kueil
(Sir Anthony Quayle) njihet si një aktor anglez teatri dhe kinematografie shumë
i suksesshëm. Për zotësinë e tij në aktrim, në vitin 1985, ka marrë nga mbretëresha
e Anglisë “Titullin e Kalorësit” dhe që atëherë para emrit të tij vihet
gjithnjë fjala Sër (Sir). Me një karrierë mbi 50-vjeçare, ka interpretuar role në
mbi 30 filma. Njihet më shumë për interpretimet në filmat “Ana e një mijë
ditëve”, “Njeriu i gabuar”, “Topat e Navarones” dhe “Lorenci i Arabisë”.
Me fillimin e luftës ka qenë nga të parët që u regjistrua në ushtri. Së pari shërbeu në Angli, më pas në Gjibraltar dhe në fund në Shqipëri. Pas lufte vazhdoi në profesionin e tij të aktrimit. Botoi dy libra nga përvoja e tij e luftës: “Në një natë të tillë”, për përvojën e tij në Gjibraltar në vitin 1947 dhe “Tetë orë nga Anglia”, për përvojën e tij në Shqipëri, libër që u botua në vitin 1945. Në Shqipëri, ai erdhi më 31 dhjetor 1943 në zonën e Vlorës dhe u largua i sëmurë më 3 prill 1944.
Libri u shtua në wishlist.