Vehbi Miftari

VEHBI MIFTARI (Kosovë, 1971) është poet dhe studiues letrar, pedagog në disa universitete publike e private, njëri ndër studiuesit kryesorë të Shkollës së Prishtinës. Është i specializuar në format dhe metodat e kritikës letrare. Modeli kritik - Konica, Maloki, Kuteli; Libri i mallit (Poezia e Ernest Koliqit); Maloki: Fryma nacionale në letërsi; Kritika e tekstit (Arshi Pipa); Kritika dhe moderniteti, Metaletra shqipe; Teknikat themelore të shkrimit; Shkrimi akademik etj. janë disa nga librat e tij kryesorë studimorë.