Shporta juaj është bosh
Librat e autorit
Arsejda Gjyli është pedagoge, shkrimtare, poete, publiciste, politologe dhe analiste politike. Autorja është eksperte në Shkenca Politike, Integrimin Evropian, Ligjin Ndërkombëtar dhe Psikologjinë Sociale. Gjyli e ka nisur karrierën e saj si aktiviste përmes themelimit të një Organizate rinore (Organizata New Deal) bazuar në tematikën e procesit të Integrimit Evropian dhe kultivimit të kulturës evropiane. Në vijim ka punuar si eksperte e Integrimit Evropian duke dhënë një kontribut të vyer në procesin e integrimit të vendit në BE dhe përafrimit të legjislacionit vendas me Acquis Communautaire të Bashkimit Evropian në Ministri.
Prej dhjetë vitesh tashmë, është Pedagoge dhe Drejtuese e Zyrës së Programeve Ndërkombëtare Erasmus+ duke mbajtur një rol thelbësor për procesin e vendit drejt Bashkimit Evropian, përmes dhënies së një kontributi të rendësishëm në procesin e Ndërkombëtarizimit Universitar.
Gjyli ka një eksperiencë të gjatë në publicistikë nga ku ka publikuar dhjetra punime dhe artikuj mbi aktualitetin politik, socio-ekonomik në Shqipëri. Gjithashtu është edhe autore e artikujve kërkimor - shkencor në fushat përkatëse. Pas një angazhimi të gjatë publik Arsejda Gjyli është angazhuar politikisht, duke spikatur si një zë i ri me ndikim në media dhe arenën politike.
Arsejda Gjyli është Autore e Rubrikës “Pika Referimi” në Revistën “Psikologjia” prej gati një dekade, duke dhënë një kontribut unik në fushën e psikologjisë sociale e gjithashtu duke kontribuar nëpërmjet shkrimeve të saj në trajtimin e tematikave të rëndësishme të realitetit social, ekonomik dhe politik.
Gjyli njihet nga publiku i gjerë gjithashtu edhe për mendimtarinë e saj filozofike, letrare dhe poetike. Ky botim poetik vjen si një qasje e fortë dhe krejt unike duke lidhur ngushtë tematika filozofiko-letrare por edhe realizmin e koncepteve të jetës përmes një arti të hollë dhe ekzistencial.
Libri u shtua në wishlist.