Shporta juaj është bosh
Librat e autorit
Ai ka lindur plot 130 vjet më parë, më daten 22 dhjetor 1893, në Paris ku kalon edhe femijërine .
Ishte djali i një inxhinjeri francez që punonte në shërbim të Perandorisë Osmane per ndërtimin e rrugëve e urrave. Duke qënë shumë i lidhur me të jatin, qysh në femijeri e rini ka udhëtuar bashkë me prindërit nepër Ballkan, nëpër Turqi,Greqi, Shqipëri dhe mes të tjerash do të vinte edhe në Përmet me biçikletë nga fillimi i viteve 1910 ku dhe do të binte në sy të banorëve të këtij qyteti. Çdo verë kthehej në Francë.
Qysh në rini bëri studime klasike për greqishten e turqishten në shkollën e madhe kombëtare greke të Fanarit në Stamboll,në kolegjin freng “Saint-Benoit” po në Stamboll, për latinishten e greqishten, ka studjuar për filologji në Universitetin e Athinës, ku i lindi pasioni per greqishten e vjetër e autorët klasikë, pastaj përfundoi edhe studimet për drejtësi në Universitetin e Parisit dhe më vonë mori pa provime Shkollën Kombëtare të Gjuhëve Lindore po në Paris.
Pra, sikunder shihet, ai ka marrë një kulturë të plotë enciklopedike, çka i dha mundësi të hyjë neëstudime kaq të thella në muzgjet e historisë
Ne vitin 1923 deri me 1927 ka qëne mësues i shqipes pranë Mario Rokut, botuesit të fjalorit të Frang Bardhit, pedagog i rumanishtes në Langueso, pionier i kërkimeve gjuhësore frënge për albanologjinë, kurs ky që financohej nga pinjolli i Frashërllinjve, Mithat Frashëri, dhe pa dyshim ai e fliste shqipen mirë e bukur në dy dialektet e saj. Kjo i jepte krahë e mundësi të spjegonte etimlogjine e dhjetra fjalëve të ndryshme.
Libri u shtua në wishlist.