Joana Ruçi

Dr. Joana Ruçi është përkthyese dhe interprete e gjuhëve shqipe, turke dhe angleze, me përvojë profesionale në fushën e përkthimit, kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit ndërkulturor.

Ka kryer studime universitare dhe pasuniversitare në Universitetin e Tiranës dhe në Universitetin Gazi në Ankara, ndërsa formimi i saj akademik përfshin edhe studimet doktorale në Universitetin Ankara Haci Bayram Veli, në Turqi.

Gjatë karrierës së saj ka bashkëpunuar me institucione arsimore dhe kulturore, ndër të cilat Instituti Yunus Emre, Fondacioni Turk Maarif dhe Universiteti i Nju-Jorkut në Tiranë. Është angazhuar gjithashtu në veprimtari kërkimore dhe botime shkencore, kryesisht në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të drejtës.

Në fushën e përkthimit letrar, ka sjellë në gjuhën shqipe veprën “Përkushtimi” të shkrimtarit turk Nuri Pakdil, botuar nga Botimet Toena.

Librat e autorit