Shporta juaj është bosh
Librat e autorit
Adem Tamo është lindur në 1956, dhe pas studimeve pasuniversitare në vend, punon
që prej vitit 1983 në Departamentin e Pedagogjisë dhe Psikologjisë, në
Fakultetin e Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës.
Fusha e tij e
interesit është psikologjia dhe aplikimet e saj në edukim e këshillim. Në këtë
fushë ai ka arsimin e nivelit master, doktoral e postdoktoral. Për 25 vjet ai
është angazhuar në praktikë private në fushën e këshillimit dhe të
psikoterapisë.
Ai lektron në
fushën e teorive dhe praktikave të këshillimit dhe psikoterapisë. Në këtë linjë
ai është i përfshirë në aktivitete trajnimi e botimi: 70 artikuj kërkimorë, 15
tekste universitare dhe ka udhëhequr mbi 20 doktorantë.
Ai ka kryer stazhe
profesionale të herëpashershme në SHBA dhe në vendet e Europës Perëndimore dhe
është angazhuar në kërkime dhe publikime të punës së tij në konferenca
kombëtare e ndërkombëtare.
Ai ka drejtuar departamentin dhe fakultetin ku punon.
Libri u shtua në wishlist.