Shporta juaj është bosh
Librat e autorit
Xhovani
Bokaço, (Giovanni Boccaccio) i biri i një tregtari të quajtur Bokaço di Kelino
(Boccaccio di Chellino) prej Çertaldoje (Certaldo) dhe i një gruaje të
panjohur, u lind në vitin 1313, ndofta në Paris. I ati e dërgoi të vogël në
Firence për të mësuar fillimet e gramatikës. Më pas u përpoq ta bënte tregtar
dhe e dërgoi në Napoli, pranë tregtarësh të ndryshëm për t’i ngjallur dëshirën
e tregtisë. Por Xhovani nuk dha prova të mira në këtë mjeshtëri dhe aty nga
viti 1330 u vu të studionte të drejtën ekonomike, duke u marrë njëkohësisht me
poezi, prej të cilave tërhiqej shumë. Kështu, ai hartoi një numër vjershash, të
cilat i dogji sapo njohu Petrarkën.
Bokaçoja
shkroi në prozë e në poezi, në italisht e në latinisht. Përveç “Dekameronit”,
që është kryevepra e tij dhe që e ka bërë të përmendur si një nga shkrimtarët
më të mëdhenj të njerëzimit, ka shkruar edhe një sërë veprash të tjera, por
këto përgjithësisht sot kanë rënë në harresë.
Më
1373 Bokaçoja u sëmur dhe u tërhoq në Çertaldo për të shkuar me studime pjesën
e fundit të jetës. Ai ndërroi jetë më 21 dhjetor të vitit 1375, duke lënë te
bashkëkohësit e te të pastajmit kujtimin e një njeriu shpirtmadh, zemërmirë e
mendjendritur.
Libri u shtua në wishlist.