Laetitia Colombani

Laetitia Colombani ka lindur në Bordeaux në vitin 1976.
Ka studiuar për kinematografi në École Louis-Lumière.
Ajo është një drejtore filmi, aktore, shkrimtare franceze.
Gërsheti është romani i saj i parë, i cili u kthye menjëherë pas botimit në një sukses letrar. Ai është botuar në 36 vende të botës dhe për një kohë të gjatë ka mbetur në krye të klasifikimeve franceze, duke bërë për vete si publikun e gjerë ashtu edhe kritikën. Brenda dy vjetësh ky libër ishte shitur në mbi 1,000,000 kopje në Francë.
Romani ka fituar çmimin prestigjioz Prix Relay që në vitin 2017. E më pas ka fituar rreth 20 çmime letrare të tjera në Francë e në vende të tjera ku është botuar.

Librat e autorit