Shporta juaj është bosh
Librat e autorit
Dhimitër Anagnosti lindi në fshatin Vuno, Himarë, më 1936. Kreu shkëlqyeshëm gjimnazin “Ali Demi”, Vlorë. Studimet e larta i kreu në Institutin Kinematografik - VGIK, Moskë (1954-1960), ku u diplomua për kinooperator (drejtor fotografie). Xhiroi si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes” - sipas tregimit të Hemingway-t - që u vlerësua me “Çmimin e Parë” në Festivalin e Shkollave Kinematografike në Hollandë (1961). Puna e tij si kineast është vlerësuar me tri Çmime të Republikës së Shqipërisë (1969, 1979, 1983); me tri Kupa të Festivaleve të Filmit Artistik Shqiptar e shumë çmime të tjera. Filmat e tij më të spikatur, si “Lulëkuqet mbi mure”, “Në shtëpinë tonë”, “Përrallë nga e kaluara”, “Gjoleka, djali i Abazit” etj., janë vlerësuar me çmime ndërkombëtare në vitet (1980, 1983, 1985, 2005, 2006). Në Romë iu akordua çmimi i rëndësishëm “Il Lazio tra Europa e Mediterraneo”, 2006 - për audiovizivin dhe kontributin në zhvillimin e artit në Shqipëri, ku u vlerësuan dhe u nderuan tetë personalitete nga vendet e Mesdheut. Në vitin 1987 u nderua me titullin e lartë “Artist i Popullit”, ndërsa në vitin 1995 me “Çmimin e Karrierës” në Festivalin e 10 të Filmit Artistik Shqiptar. Për kontributin e tij në kulturën dhe artin shqiptar është vlerësuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë (2011).
Libri u shtua në wishlist.