Shporta juaj është bosh
Librat e autorit
Andreas Embirikos është një ndër poetët më përfaqësues të surrealizmit grek të viteve tridhjetë. Lindi më 1901 dhe vdiq më 1975 në Athinë. Gjatë viteve 1926-31 studio në Paris për psikanalizë. Atje u afrua me Andre Breton dhe surrealistët e tjerë. Më 1935 dha në Athinë leksionin e famshëm “Rreth surealizmit”. Po atë vit botoi “Furrnaltën”, vellimin poetik më përfaqësues të surrealizmit të viteve tridhjetë. Ndër veprat e tjera poetike shquhen: “Zonë e thellë”, “Letrat ose mitologjia intime”, “Argoja ose lundrim aerostati”, “Oktana”, “Të gjitha brezat ose e Sotmja si e Nesërmja dhe e Djeshmja”. Romani “Lindori i madh”, vepra voluminoze në tetë vëllime, konsiderohet si vepra e jetës së Andreas Embirikos dhe është një vepër që u përpunua për njëzet e pesë vjet me radhë.
Libri u shtua në wishlist.