Mimoza Ahmeti

Mimoza Ahmeti lindi më 12 qershor 1963. Është këngëtare, shkrimtare dhe autore këngësh e njohur. Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, gjatë viteve 1982-1986; 1988-1989, ka ndjekur një kurs pas universitar për skenar filmi në Akademinë e Arteve. Gjithashtu ajo është doktor shkencash në Psikoterapi, diplomuar në Sigmund Freud Private University, në Vjenë. Për një periudhë kohore ka qenë lektore në Universitetin Europian të Tiranës. Ndërsa në ditët e sotme ajo është lektore në Universitetin Mesdhetar të Tiranës. Është poete në mesin e poetëve më të shquar bashkëkohorë shqiptarë. Ka shkruar poezi dhe prozë. Pas dy vëllimeve me poezi, në fund të viteve tetëdhjetë, ishte përmbledhja me 53 poema, Delirium, Tiranë, 1994, që rroku vëmendjen e publikut. Shprehja e saj e çiltër, me vështrimin e gjerë të një dëshire feminine dhe indulgjenca në kënaqësitë sensuale, si dhe fluiditeti kristalin i gjuhës së saj, e kanë bërë atë një autore moderne klasike. Ahmeti ka botuar gjerësisht dhe librat e saj janë përkthyer në italisht, frëngjisht dhe spanjisht. Veçse shkrimtare ajo është edhe përkthyese, ka përkthyer autorë si: Leo Strauss, John Giorno, Dostoyevsky.