Shporta juaj është bosh
Librat e autorit
Kostas Mourselas lindi në Pire ku përfundoi edhe gjimnazin. Në vitin 1951 ishte student në vitin e parë për Juridik, arrestohet si kuadër i EPON-it (organizata mbarëgreke e të rinjve në kohën e fashizmit) dhe dënohet nga Gjykata Ushtarake e kohës (çështja Belojani). Për vite të tëra studioi për violinë, por e ndërpreu kur filloi t’i kushtohej teatrit.
Veprat e tij u luajtën nga trupat e Teatrit të Lirë, nga Teatri Kombëtar, nga Teatri i Artit, nga Teatri Shtetëror i Greqisë së Veriut, nga Teatrot Popullorë, si edhe jashtë shtetit (Francë, Gjermani, Qipro). Për publikun e gjerë u bë i njohur nga shfaqjet televizive të veprave të tij, si: “Njoftime të vogla”, “Ngadalë, atdheu po fle” , “Ora”, si edhe nga seriali satirik i suksesshëm “Ai dhe... Ai” (130 episode).
“Flokët flakë të kuq” qarkulloi për herë të parë në vitin 1989. Gjithashtu, nga botimet “Pataki” qarkullon edhe romani “Në cep të natës” (2011).
Libri u shtua në wishlist.