Raymond Carver
Raymond Carver lindi më 25 maj 1938 në Clatskanie dhe vdiq më 2 gusht 1988 në Port-Angeles, në shtetin e Uashingtonit. I ati i tij ishte punëtor dhe përdorues i alkoolit, ndërsa e ëma punonte si kameriere a shitëse.
Më 1956, në moshën 18-vjeçare, ende në lice, u martua me shoqen e tij Maryann Burk. Pasi u diplomua në liceun Davis, Caever-i punoi për të mbajtur familjen duke kryer punë të ndryshme, herë si portier, punëtor sharre, a shitës. Më vonë u transferua në Kaliforni, ku filloi të interesohej për letërsinë dhe mori mësime shkrimi dhe krijimi nga romancieri John Gardner, i cili pati një ndikim të rëndësishëm në jetën e shkrimtarit. Ai ndoqi studimet në universitetin e shtetit të Chico-s, dhe më pas në universitetin Humboldt në Kaliforni, dhe në fund në universitetin e Iowa-s.
Raymond Carver (shkrimtar, romancier dhe poet) është konsideruar, mbi të gjitha, si një romancier i një niveli të lartë.