Shporta juaj është bosh
Librat e autorit
Liri Brahimi regjisore filmi e Kinostudios "Shqipëria e re". Kreu studimet në vitin 1955 deri në vitin 1960 në Liceun Artistik "Jordan Misja", në degen e artit dramatik, dhe më pas, në vitet 1960-1965 mbaroi Akademinë e Arteve në Tiranë, sërish në degën e artit dramatik. Paralel me studimet punoi si bashkëpunëtore e jashtme në Radio Tirana ku transmetoi lajmet për 15 vjet. Me mbarimin e studimeve, në vitin 1965, dha mësim në shkollën e mesme të kulturës lëndët e artit dramatik dhe, më pas, në vitin 1967 - 1968 punoi si regjisore e grupeve artistike të Tiranës pranë pallatit të madh të kulturës. Filloi punë në Kinostudio dhe në vitin 1968 - 69 nisi punë në redaksinë e filmave kronikalë, dokumentarë dhe artistikë ku realizoi mbi 20 kronika e kinoditarë, gjithashtu punoi edhe në 15 filma artistikë si asistent regjisore. Por, krijimtarinë më të madhe e pati në realizimin e filmave dokumentarë. Realizoi mbi 30 filma me tematika nga më të ndryshmet. Nuk mungoi në vitin 1989 realizimi i filmit "Përse kështu" që ishte një protestë kundër diktaturës. Në vitin 1984 fitoi çmime në festivalin kombëtar të filmit me dokumentarin "Nëpër ditarët e luftës" me operator Ilia Terpinin.
Liri Brahimi ka shënjuar me emrin e vet si regjisore kryevepra të Kinostudios Shqiptare, si: “Kapedani”, “Operacioni Zjarri”, “Mimoza llastica”, “Shpërthimet”, “Ndërgjegjja”, “Tinguj lufte” etj.
Ka xhiruar 25 filma dokumentarë, shumë kronika dhe suzhete, si dhe 15 filma artistikë si regjisore e dytë.
Ka shkruar 5 libra për kinematografinë dhe vazhdon të shkruajë.
Libri u shtua në wishlist.