RENIS HYKA

Renis Hyka ka kryer studimet të larta në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit, pa u shkëputur asnjëherë nga letërsia dhe duke qenë pjesëmarrës nëpër konkurse dhe festivale letrare, gjithashtu duke u angazhuar në klube letrare. Në vitin 2016 vjen botimi i parë “Cadavre Exquis”, një përmbledhje me tregime të shkurtra, një formë eksperimentale për të sjellë edhe arrin surrealist në letërsinë. Gjithashtu ky libër ka një ndikim nga proza e shkurtër e Buxati dhe Kafka.

Në vitin 2018 botoi librin “Samsara”, dramë pa një akt, vepër që ka një ndikim të dukshëm prej filozofisë ekzistencialiste të Sartrit dhe asaj orientale. 

     
Që prej vitit 2019 ndjek studimet në Universitetin e Arteve, në degën e Regjisë së Filmit. 

Në vitet e fundit është angazhuar në klube të ndryshme letrare, me fokus letërsinë. Ka bashkëpunuar me JA Albania, New Vision për projekte të ndryshme me fokus artin dhe kulturën.  Së fundi është angazhuar në krijimin e një Klubi Kinemaje. 



Shpërndaje