Shporta juaj është bosh
Samsara
“Por ç’është “Samsara”? Si term në doktrinat
e filozofive të lashta indiane nënkuptonte ciklin e ekzistencës, pra lindjen,
jetën, vdekjen e më pas rilindjen. Bashkë me samsarën, në të njëjtën filozofi gjejmë edhe dy terma të tjerë të lidhur me të: māyā (realiteti është thjesht iluziv) dhe avidyā
(injoranca metafizike ku ndodhet njeriu). Pra, njeriu (përherë sipas kësaj doktrine) jeton në një realitet iluziv nga i cili nuk del dot për faj edhe të injorancës
metafizike që ka mbërthyer qenien njerëzore. Për këtë arsye (përherë sipas kësaj doktrine), njeriu i ngecur në samsarë është i dënuar të përsërisë ekzistencën e tij për
një faj të paqartë. Kjo lloj doktrine, që ka një frymë pesimiste, fataliste, apo
dhe mohuese është e kundërta e asaj ekzistencialiste që kërkon të gjejë një rrugë në një labirint me mure të larta. Raporti zgjedhje-ankth-liri qëndron në të njëjtën paralele me māyā-avidyā-samsara, por në kahun pozitiv e kërkon të dalë nga paqartësia. Njeriu ZGJEDH, për të dalë nga iluzioni (māyā), dhe në zgjedhjen që bën (kur ai arrin ta konceptojë si të tillë) njeriu mbërthehet në ethet e ANKTHIT, sepse njeriu bëhet i vetëdijshëm që çdo zgjedhje e përcakton atë si individ...
Autori | Renis Hyka |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Drama Filozofi Psikologji Letërsi shqipe |
Numri i faqeve | 192 |
Data e botimit | Maj 2018 |
ISBN | 9789928277114 |
Gjuha | Shqipe |