XHULIAN MUSAKA

Xhulian Musaka ka përfunduar studimet për Gazetari-Komunikim në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, në Universitetin e Tiranës. 


Vëllimi me tregime “Peshë”, është vepra e parë letrare e botuar prej tij, me frymë ekzistencialiste, origjinale, që thyen skemën klasike të ndërtimit të një tregimi. Mund të duket si një prozë disi e çoroditur në leximin e parë,
mendime të hedhura e të grumbulluara, por, në të vërtetë, këto proza të tij janë diçka tjetër. Ato rreken të hyjnë thellë në përjetimet njerëzore, të një të riu a një të vjetri, duke i vëzhguar, zhbiruar e ndjekur ato me hollësi.


Shpërndaje