VLERËSIMI I AKADEMIK REXHEP QOSJA PËR LIBRIN "ARBËRESHËT MIDIS REALITETIT DHE MITIT"

Vepra e Fatmir Toçit "Arbëreshët midis realitetit dhe mitit" është vepër e veçantë historiografike për Arbëreshët, e shkruar prej studiuesit, i cili është kujdesur të lexojë ato që janë shkruar, botuar dhe arkivuar për ta. Duke na sjellë të dhëna të pamësuara përpara për të kaluarën dhe për të sotmen, për gjuhën, kulturën, qytetërimin e tyre, Fatmir Toçi, me librin e tij jashtëzakonisht të rëndësishëm, më të madhin me përmbajtje, me të dhëna, me të reja, me mendime, me të vërteta, me vlerë për Arbëreshët deri sot, i ka pasuruar dijet tona për të shkuarën, të përtashmen, për fatin e tyre, kur të lavdishëm e kur tronditës gjatë shekujve të pasmërgimit, por edhe i ka shtuar, i ka pasuruar, i ka thelluar edhe ndjenjat tona ndaj vëllezërve tonë të lashtë - Arbëreshëve, italoshqiptarëve të Italisë.


Shpërndaje