Shporta juaj është bosh
Fatmir Toçi sjell në këtë libër një histori gjithëpërfshirëse të arbëreshëve të Italisë, nga momenti i vendosjes masive të tyre në tokën italiane pas vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut, deri në ditët tona. Është historia e ribërjes së vështirë të jetës në vend të huaj nga ana e një populli të detyruar të braktisë vatrat e veta. Autori identifikon faktorët që sollën rrudhjen e faktorit arbëresh, siç janë vështirësitë sociale e ekonomike, që përfundojnë në asimilim etnik, si dhe efektet e globalizimit modern, që sjellin shestimin e identiteteve etno-kulturore. Por ai nënvizon fort edhe faktorët e ruajtjes, ku rendit gjuhën, kulturën, institucionet tradicionale, kujtesën historike, besimin e krishterë të ritit
bizantin.
Studimi prosopografik mbi personalitete të shquara të botës arbëreshe, të cilat kanë ushtruar ndikim të madh edhe në proceset historike nëpër të cilat kaloi vendi që i mirëpriti, Italia fqinje, e çimentojnë bindshëm idenë e autorit, se bota arbëreshe është një pjesë e pandashme e botës shqiptare, gjithashtu një faktor me rol të madh në proceset e zhvillimet historike e aktuale të Italisë fqinje, dhe si e tillë ajo duhet ruajtur e duhet zhvilluar.