Shporta juaj është bosh
Pjesën më të gjerë të veprimtarisë sime kërkimore ia kam përkushtuar komunitetit arbëresh dhe asnjëherë më parë nuk jam hasur me një vëllim që ka mundur të përmbledhë kaq mjeshtërisht tematikat dhe tiparet kryesore që karakterizojnë universin e identitetit të këtij minoriteti gjuhësor në Itali. Me një këndvështrim enciklopedik, që tejkalon bollshëm synimet e mëparshme fisnike për të përhapur në botën shqiptaro-ballkanike njohuri mbi kulturën, historinë, ritet fetare dhe të miteve të shqiptarëve të Italisë, libri i Fatmir Toçit vlerësohet si një vadamekum i shkëlqyer që gërsheton me mençuri shkencën dhe rrëfimin popullor, aftësinë e të treguarit dhe rigorozitetin metodologjik, duke arritur në këtë mënyrë plotësisht objektivin për të tërhequr vëmendjen e lexuesit, kureshtja e të cilit jo vetëm nxitet prej tij, por gjithashtu ushqehet plotësisht.