Shporta juaj është bosh
·
Kjo ishte një histori
e fuqishme që përshkruan udhëtimin e një burri italian me një fëmijëri të
dominuar nga varfëria dhe dhuna në familje, krahas sfidës së tij moderne,
diagnostikimi me HIV pozitiv. Ndjenjat e përshkruara me sinqeritet, do ju lënë
pa frymë. -Klajna Pine
·
Teknika të cilën autori e ka përdorur në të
shkruar mes të shkuarës dhe së tashmes, e shpërqendron pak lexuesin dhe e bënte
pak më të vështirë për ta ndjekur historinë. -Megi Nuhaj
·
Më pëlqeu stili i të
shkruarit, duke kapërcyer mes dy periudhave kohore. -Tea Liçaj
·
Një lexim interesant
dhe informues nga Jonathan Bazzi, i cili më informoi për shumë gjëra që nuk i
dija ose nuk i kuptoja vërtet. -Saide Bakia
·
Në librin e
kujtimeve, autori preku sëmundjet dhe pasiguritë e tij të tjera me një butësi
të bukur, duke vënë re dhimbjen. Ne ecim së bashku në udhëtimin e autorit, duke
e mbështetur atë gjithmonë me një zemër të prekur. -Enea Nejhrrena
·
Historia është e trishtë
por ka dhe humor dhe autori duket në çdo moment të shkrimit i sinqertë. -Daniela
Koçiraj
·
Pavarësisht nëse jeni
homoseksual, i mbështesni apo jeni indiferent, të gjithë duhet ta lexojnë këtë
libër dhe ta kuptojnë luftën. E rekomandoj! -Christiana Bardhi
·
Histori e dhunshme, e
thellë dhe e tensionuar. Ky libër tregon frikën nga e panjohura e dhimbjen që
shkakton një sëmundje si HIV pozitiv. -Aleksandër Monka
·
Libri kishte një
karakter të detajuar ku tregonte sinqerisht dhimbjen dhe frikën që po përjetonte
autori pas diagnostikimit të sëmundjes. -Adela Mone
·
Mendoj se është
trajtuar një temë për të cilën për fat të keq ende dëgjojmë pak. Autori
përcjell një histori të sinqertë te ne dhe gjithashtu mendoj se është një gjë
vërtet e guximshme për të ndarë historinë e tyre me të tjerët. -Jurgen Meçaj
·
Historia ndihej e
papërpunuar dhe e vërtetë, me të cilën shumë njerëz mund ta bënin lidhjen.
Megjithatë mendoj se shumë pjesë mund të ishin më të shkurtra pasi dukeshin pak
si të përsëritura. -Stela Nako
·
Historia te “Ethet”
është e përzemërt dhe emocionale, e mirë dhe e keqe. Përcillen emocionet e
Jonathanit teksa mundohet të kuptojë diagnozën e tij. -Maria Rista
·
Një libër që shkakton
shumë zhurmë në vendin tonë pasi është një temë që nuk preket në letërsinë tonë
në përgjithësi. -Kristi Meraj
·
Një temë ende tabu
për Shqipërinë por në fakt shumë bashkëkohore. Më pëlqen mënyra sesi autori ka
zgjedhur ta trajtojë. -Valbora Hoxhaj
·
Një libër me shumë
emocione të mbuluara, ku sëmundja e HIV
trajtohet si sëmundje kronike dhe jo si dënim me vdekje. Autori është treguar
shumë i sinqertë dhe kjo e bën librin akoma më të bukur. -Antoina Tasellari
·
Një histori
familjare, që tregon historinë e një djali, i cili ndihet ndryshe por është
duke u rritur në rrugën që është zgjedhur për të. Libri “Ethet” e thith
lexuesin në botën e autorit. Një roman fantastik. -Florjan Bezhani
·
Bazzi na kthen pas në
kohë, duke u thelluar në historinë e tij që nga fëmijëria e deri në ditët e
sotme. I rritur në një familje të shkatërruar, në periferi milaneze të
fëmijërisë së tij, ky djalë i ri që është i sigurt për 1 gjë - i pëlqejnë
djemtë. Çdo gjë tjetër në jetën e tij tërbohet me të dhe ngjarjet
përshkallëzohen në një histori të sinqertë dhimbjeje por dhe force. -Panajot
Doka
·
Një histori varfërie,
njëanshmërie, klasi. Personazhi kryesor është i shqetësuar, i zgjuar dhe
krejtësisht unik. Ndërsa ai lufton me diagnozën e tij dhe vendin e tij në këtë
botë të re të HIV-it, ai është i zhytur në ankthin e tij gjithnjë të pranishëm.
-Rafail Tase
·
Ky libër është kaq
personal, zemërthyer por edhe i gëzueshëm, unik, tërheqës, i ndershëm dhe i
papërpunuar. Një libër që duhet ta lexoni të gjithë. -Belinda Maho
·
Një lexim mjaft
tërheqës dhe i këndshëm. Diçka ndryshe nga çfarë jemi mësuar të lexojmë. Një
“përrallë” me elemente autobiografike e një fëmijërie traumatik dhe efekti i
saj në zbulimin e autorit se është i sëmurë me HIV. Eksplorim shumë interesant
në ndjenjat dhe frikën e këtij rrugëtimi. -Inva Laçi
·
Kujtimet e autorit
janë në të njëjtën masë prekëse dhe brutale. Kapitujt e alternuar që fokusohen
në edukimin e tij në një zonë të klasës
punëtore të Milanos, kundërpeshohen me kërkimin e tij për një përgjigje ndaj
etheve të tij dhe nevojën pasuese për të kuptuar dhe përshtatur me diagnozën e
tij. -Ina Arizaj
·
Një lexim intensiv,
por jo pa humor. -Bukurie Akshia
·
Një vetë-ekzaminim i
sprovave dhe triumfeve të autorit, kjo pasqyrë e shpirtit që na paraqitet më
bëri ta lexoj librin me një frymë. -Florentina Skëndaj
·
Që pas zbulimit se autori është me HIV
pozitiv, ajo që vijon është një përshkrim thellësisht i fuqishëm i asaj se si
është të pajtohesh dhe të jetosh me një sëmundje që shumë, gabimisht, supozojnë
se është një dënim me vdekje. -Bujar Jemimaj
·
Bazzi e prezanton
lexuesin me një djalë të turpshëm, i rritur në periferinë e klasës punëtore të
Milanos. Na janë dhënë disa pamje se si është të rritesh dhe të luftosh me
moskonformitetin gjinor në një mjedis të rrënuar nga maskuliniteti toksik,
paragjykimet dhe betejat e klasave. -Gertjon Çobo
·
Stili i të shkruarit
si ditar i Bazzi-t e bën të ndihet sikur po lexon një letër nga një mik i
ngushtë dhe personal. -Naisa Kraja
·
“Ky ditar” bën
mrekulli për të edukuar dhe zbutur keqkuptimet e mbajtura prej kohësh rreth të
qenit me HIV pozitiv. -Meri Toçi
·
Një libër shumë i
ndjerë dhe i sinqertë që tregon jo vetëm forcën për t’u përballur me një
sëmundje të re, por dhe si të shërohesh nga trauma të kaluara. -Valentino
Laçi