Shporta juaj është bosh
Ethet
Jonathan-i është një 31-vjeçar në 2016-n. Në një ditë janari, si gjithë të tjerat, ai ka ethe, ethe të vazhdueshme, dërrmuese, të cilat e bëjnë të ngrijë kur del jashtë, e bëjnë të djersitet gjatë natës, tamam sikur ka ujë dhe jo gjak në venat e tij. Ai pret, përpiqet të kuptojë, bën teste, dyshon për të gjitha sëmundjet e botës, mendon se ka diçka të pashërueshme, vdekjeprurëse, se ai është një person që është në stadin e fundit të jetës. Paranoja e tij vazhdon deri në ditën kur doktori i tij i homeopatisë i sugjeron që të bëjë testin e HIV-it dhe e vërteta zbulohet: Jonathan-i është pozitiv me HIV, nuk është duke vdekur, pothuajse i çliruar. Duke filluar që nga ajo ditë, e cila ndryshoi jetën e tij me një diagnozë përfundimtare, autori na kthen pas në kohë, në kërkim të historisë së tij, në periferitë ku ai u rrit, Rozzano - ose Rozzangeles - Bronksi i Veriut, vendi i të droguarve, punëtorëve, familjeve që vijnë nga jugu, ku shtëpitë janë si zgjua dhe qiratë e ulëta, ku njerëzit flasin me theksin milanez, sicilian dhe napolitan. Një vend ku asnjeri nuk del nga kufijtë e tij, asnjë nuk studion, e shumta bëjnë fëmijë, kryejnë disa vjedhje ose ca kohë burg dhe, në rastin më të keq, vdesin. Djalë i prindërve të rinj, të cilët u divorcuan shpejt, i rritur nga dy palë gjyshër, Jonathan-i kërkoi mënyrën e tij të shpëtimit dhe pendesës, nga paracaktimi i fatit të periferive, nga belbëzimi, nga të gjitha gjërat e këqija që ai mishëronte (kulturore, emocionale, homoseksuale, ironike) dhe që e bëjnë atë të ndryshëm.
Autori | Jonathan Bazzi |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Përkthyesi | Erion Gjatolli |
Kategoria |
Roman Roman autobiografik Bashkëkohorë Letërsi e huaj |
Numri i faqeve | 336 |
Data e botimit | Maj 2022 |
ISBN | 9789928348678 |
Gjuha | Shqip |