Shporta juaj është bosh
·
Romani i parë i Réka
Mán-Várhegyi shtron një sërë pyetjesh të rëndësishme në lidhje me pabarazitë
sociale. Ja vlen të lexohet! - Alida Qerim
·
Në këtë libër më
tërhoqi vëmendjen ndryshimi që autorja bën jo pak herë në tregimin e historisë
midis fshatit hungarez, Budapestit dhe Nju Jorkut. Duke mos i njohur këto vende
nga afër, më bëri të imagjinoj sikur isha atje. - Asiel Terpollari
·
“Kodra magnetike”
është ndërtuar nga fjali të pasura me mjete retorike krijuese si përsëritje dhe
lista të cilat janë tipike për Mán-Várhegyi. - Aleksandro Demika
·
Librin e bën
interesant dhe mënyra e shkrimit me dy zëra narrativë që janë të pranishëm në
roman: disa kapituj janë nga këndvështrimi i Rékës, studentes së re sociologe,
që tregon historinë e saj në vetën e parë, ndërsa pjesa tjetër tregohet nga një
rrëfyes në vetën e tretë. - Dea Cekici
·
Pavarësisht se është
i shkruar nga dy këndvështrime të ndryshme, dy transmetuesit nuk janë aq larg
njëri-tjetrit; lexim i këndshëm dhe i ri për lexuesin shqiptar. - Elcino
Agolli
·
Réka e përshkruan
sjelljen e saj me një saktësi të tillë, sikur po e shikonte veten nga jashtë.
Ky është një element shumë interesant i librit që të bën ta lexosh me
kuriozitet. - Elda
Cibuku
·
Autorja, e re në fakt
për lexuesit e vendit tonë, analizon hollësisht rolin e saj dhe sjelljet e saj
kundrejt vendimeve që merr. Një vëzhgim psikologjik shumë interesant. - Erika Molla
·
Libri është i shkruar
shumë këndshëm duke na sjellë një vetë reflektim të sinqertë. Personazhet nuk
janë bardh e zi, nuk ka personazhe dukshëm të mirë apo të këqij. E rekomandoj. - Esi Kllogjri
·
Romani tregon një
shumëllojshmëri grupesh shoqërore dhe këndvështrime të ndryshme. Ai zbulon
mekanizmat që mbajnë patriarkalitetin dhe prodhimin vazhdueshëm të pabarazive,
ndërkohë nuk synon të edukojë lexuesit e tij kaq drejtpërdrejt në lidhje me
këtë temë. - Enkeleda Shkulaku
·
Më pëlqeu
parregullsia në librin “Kodra Magnetike” - Megjithëse romani tregon gjithmonë
se ku jemi në kohë në fillim të çdo kapitulli, ai vazhdimisht kërcen në kohë,
prandaj është e vështirë të ndjekësh se çfarë ndodh kur. - Grisela
Bici
·
Shumë ngjarje mbeten
të papërfunduara në roman, dëshira të pakënaqura, historia nuk i përmbush
pritshmëritë tona nga një sërë aspektesh. Kjo ishte pak “irrituese” gjatë
leximit. - Julja
Berberi
·
Personazhet zhvillohen në këtë libër
pavarësisht se jo gjithçka shkon siç e parashikon. Në çdo moment libri të
befason. - Jona
Orhan
·
Një vepër e shkruar
mirë nga një autore jo shumë e njohur në Shqipëri. Lexim i këndshëm për të parë
pak më nga afër jetën hungareze. - Joana Pleqi
·
Një autore e re për
lexuesin shqiptar e cila na fut pak më thellë në kulturën hungareze e cila
është pak a panjohur për ne. - Kejsi Gjoka