Shporta juaj është bosh
Kodra magnetike
Romani i Réka Mán-Várhegyit pikturon një jetë të gjallë të akademikëve të rinj në Hungari, në ndërrim të mijëvjeçarit. Enikő, një sociologe feministe tridhjetë vjeçe e kusur, rikthehet në Budapest nga Nju-Jorku, plot me plane kërkimore. E armatosur me metoda dhe teori kërkimore moderne, ajo e braktis burrin e saj, një artist performues amerikan, në mënyrë që të shkruajë një “libër të vërtetë, ndihmues për veten” i titulluar, “Mjerimi i hungarezëve”. Prapëseprapë, ajo e gjen veten duke luftuar me bllokun e shkrimtares. Tamás Bogdán, një pedagog i shquar në universitet, është në një marrëdhënie me Enikőn, gjithashtu edhe me Rékën, të dyja janë studente të tij. Réka, e cila po shkruan një roman, vjen nga një familje e vështirë e stilit komunist, një tokë ushqyese për ideologjitë neo-naziste, të cilat janë subjekt i kërkimeve të Bogdánit. Romani përfundon në Firence, me Enikőn dhe një tjetër sociolog hungarez që lahen në det, pasi kanë dorëzuar letrat e tyre në një konferencë që bën fjalë për varfërinë dhe pabarazinë që rrjedh nga globalizmi. “Kodra magnetike” është shumë më tepër se një roman kampi: nëpërmjet luftës së personazheve kryesore, ne shikojmë disa shtresa të shoqërisë hungareze bashkëkohore, secila me mjedisin e vet të veçantë, historinë, paragjykimet dhe sfidat, nga intelektualët e majtë liberalë dhe familjet aristokrate deri në grupet e margjinalizuara. Ky roman jashtëzakonisht i lexueshëm, shpesh gazmor dhe qesharak, trajton një numër pyetjesh, që variojnë nga identiteti femëror deri në përgjegjësinë e intelektualit në Hungarinë e sotme.
Autori | Réka Mán-Várhegyi |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Përkthyesi | Ilir Qorri |
Kategoria |
Roman Roman autobiografik Letërsi e huaj |
Numri i faqeve | 336 |
Data e botimit | Korrik 2022 |
ISBN | 9789928376077 |
Gjuha | Shqip |