Ali Podrimja
Ali Podrimja ka lindur në Gjakovë më 28 gusht 1942. Kreu Fakultetin Filozofik për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës. Është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Ka shkruar vëllimet poetike: Lum lumi, Litari i ankthit, Antologji personale, Poezi; librat me ese: Tkurrja e Atdheut, Libri që nuk mbyllet, Dielli i zi, etj. Poezitë e tij janë përkthyer në mbi 10 gjuhë të huaja. Është prezantuar në shumë antologji shqiptare dhe të huaja midis të cilave: Cormoran y delfin, Buenos Aires 1971; Antologjia e poezisë jugosllave, Stamboll 1980; Antologjia e poezisë shqipe shek. XX, Amsterdam 2000; etj. Për poezinë e tij kanë shkruar shumë studiues të kohës. Ka marrë disa çmime: të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, të Fjalës, të Rilindjes, çmimin ndërkombëtar "Nikolaus Lenau", Shtutgart 1999.