Gazmend Mahili
Gazmend Mahili lindi në Sevaster të Vlorës, më 3 prill 1973. Fëmijërinë dhe adoleshencën i kaloi në vendlindje. Studimet e larta i kreu në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, dega Gjuhë-Letërsi, në Universitetin e Tiranës, ku dhe u diplomua në vitin 1996. Si prozator, Mahili ka spikatur që herët në mjediset letrare.
Dy librat e tij të mëparshëm janë: "Madhështia e mbrapshtë" (novela) dhe "Humbësit e dëshirave" (romane), me të cilët është paraqitur si një prozator i talentuar para publikut. Libri "Largësi të kaltra" është vepra e tij më e fundit me tregime dhe novela, ku ai i thellon më tej cilësitë e prozës së tij, e cila dallohet për thellësi mendimi dhe një psikologji universale.