Pendesa e perëndive

Ka autorë që të rrëmbejnë që në faqet e para të librit, ka të tjerë të cilët të befasojnë, një grup tjetër të shtyn në mendime. “Pendesa e perëndive” - dhe le ta themi që në krye se ky titull është mjaft i gjetur - i ka të tria këto karakteristika.

Libri të rrëmben, sepse e kupton që në fillim se ke të bësh me një histori të veçantë, me gjithë stilin e shtruar dhe meditativ. Të befason, sepse pikërisht ky stil është aq origjinal, sa e sheh si një të papritur të këndshme, herë-herë pështjelluese, ngaqë e ke mister se ku do të të shpjerë. Të shtie në mendime, sepse përshkohet nga kreu deri në fund nga një sfond reflektimi i thellë, që shkon përtej ngjarjes, përtej subjektit dhe historisë në tërësi, që do të na rrëfejë. 

Detajet rreth librit
Autori Gazmend Mahili
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Romancë

Roman

Me temë shoqërore

Letërsi shqipe

Libra të rinj

Numri i faqeve 272
Data e botimit Shkurt 2022
ISBN 9789928348586
Gjuha Shqipe
Libër fizik
1000 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune