Shporta juaj është bosh
Librat e autorit
Nazim Hikmeti ka lindur në Selanik, më 1902. Poezinë e parë, me titull Thirrja e atdheut, e shkroi më 1912. Në vitin 1917 hyn në Shkollën e Marinës. Shkruan shumë poezi, bën dhe skica e vizatime. Pas 2 vjetësh përfshihet në lëvizjet e protestës kundër pushtimit të vendit e më pas bashkohet me lëvizjen e rezistencës. Më 1922 shkon në Moskë ku fillon studimet në Universitetin e Popujve të Orientit. Pasi mbaron studimet, Nazim Hikmeti kthehet në Turqi, përfshihet në veprimtari militante në Izmir. Kalon në klandestinitet e detyrohet të kthehet në Moskë, dënohet në mungesë me 15 vjet burg.
Duke nisur nga ky moment jeta e tij pëson mjaft thyerje e përçarje. Në vitin 1928 arrestohet në Turqi 7 muaj, dënohet përsëri me 5 vjet burg, por lirohet me amnisti të përgjithshme. Punon si gazetar e korrektor dhe artikujt i nënshkruan me pseudonimin Orhan Selim. Në vitin 1938 arrestohet përsëri dhe dënohet me 15 vjet burg, ndërsa një vit më vonë i shtohet dënimi me 20 vjet burg. Gjatë këtyre viteve shëndeti i Nazimit përkeqësohet mjaft, fillon të vuajë nga veshkat, nga zemra, bie nga pesha derisa pëson infarkt (jo vdekjeprurës). Në vitin 1951 poeti thirret të kryejë shërbimin ushtarak, ndihet i rrezikuar dhe largohet fshehurazi nga Turqia. Gjatë kësaj kohe udhëton në Vjenë, Pragë, Paris, Afrikë, derisa vdes në Moskë më 3 qershor.
Libri u shtua në wishlist.