Nimfa Hakani

Nimfa Hakani lindi në qytetin e Elbasanit në maj të vitit 1952. Në vitin 1975 u diplomua në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike. Gjatë viteve 1977-1993 punoi përkatësisht si inxhiniere elektrike dhe më vonë si mësuese e lëndëve teknike në shkolla të mesme të Tiranës. Në vitin 1995 emigroi për në Amerikë bashkë me familjen e saj. Gjatë qëndrimit në shtetin e Nju- Jorkut përfundoi studimet pasuniversitare pranë “Mercy College”dhe zotëron diplomën Master Degree në “Science in Education” (Shkenca të Arsimit), si dhe licencën e shtetit të Nju-Jorkut për mësuesi në matematikë. Ka punuar si mësuese e matematikës në sistemin publik të qytetit të Nju-Jorkut për 15 vjet. Aktualisht ka dalë në pension. Ka dy fëmijë të rritur dhe është gjyshe e tri mbesave dhe një nipi. Pas daljes në pension i është kushtuar krejtësisht të shkruarit, duke prekur zhanre të ndryshme, si: poezi, tregime, artikuj opinionistë për gazeta të ndryshme të internetit. Pasionin për të shkruar poezi e prozë e ka pasur që në moshën e adoleshencës.