Shporta juaj është bosh
Pacientja "101"
Nëpër faqet e këtij libri, do t’ju kristalizohen para syve karaktere grash që pësojnë trauma të paimagjinueshme si femra gjatë jetës së tyre qoftë nga meshkuj agresivë jashtë familjes, por edhe nga anëtarë perversë të familjes, trauma për të cilat, ne si shoqëri e kemi nganjëherë të vështirë të flasim, duke ndjekur parimin se çfarë është fshehur pas dyerve në musëndër, duhet të mbetet në musëndër. Ndodhi të tilla, ne i konsiderojmë të ndaluara si shoqëri sado të emancipuar që jemi, sepse nuk duam të pranojmë faktin që ato ekzistojnë, që ato ndodhin, dhe që shpesh na “frikësojnë” deri në tulatje apo edhe zemërim, duke shkaktuar si kundërveprim, miopi të vetinduktuar nga ana jonë, deri dhe në mohim të ekzistencës së tyre. Për këtë arsye i shmangemi pranimit të rastisjes së tyre në botën ku jetojmë, apo reagojmë negativisht kur këto tema tabu bëhen publike, nganjëherë në kurriz të vetvetes, të atyre që na rrethojnë, apo shpesh edhe të njerëzve që ne as nuk i njohim, ndaj të cilëve, pa kuptuar, bëhemi gjykues tepër të rreptë deri edhe në ndëshkim verbal të padrejtë. Çdo ngjarje e përshkruar nëpër tregime të ndryshme të këtij libri, që mund të krijojë përshtypjen sikur është e lidhur me ngjarje të vërteta është një rastësi e thjeshtë. Çdo tregim në këtë përmbledhje është një trillim i pastër i imagjinatës, i inspiruar nga shkëndija ngjarjesh jetësore.
Autori | Nimfa Hakani |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Tregime |
Numri i faqeve | 320 |
Data e botimit | Nëntor 2015 |
ISBN | 9789928205148 |
Gjuha | Shqipe |