Theofil Haxhijani

Theofil Haxhijani lindi në qytetin e Delvinës, më 14.11.1939. Që nga viti 1965, për gati 30 vjet punoi si aktor profesionist në Estradën Profesionale të Sarandës . U radhit ndër humoristët e mirënjohur të vendit. Është vlerësuar nga shtypi i përditshëm e periodik i kohës, në shumë artikuj dhe intervista, për krijimin me nivel të shumë figurave artistike. Në vitin 1970 iu dha Urdhri “Naim Frashëri” i klasit të Tretë. Më 1978 u pranua si anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Në vitin 1979 mori titullin “Artist i Merituar”, ndërsa në muajin nëntor 2014 iu dha Urdhri “Mjeshtër i Madh”.