Një mendje, hiç mendje

Theofil Haxhijani, në 30 vjet jetë artistike në Estradën e Sarandës, ka aktruar parodi e humor, të cilat kanë qenë e mbeten nga më të mirat e më të bukurat, si nga përmbajtja, ashtu dhe nga forma, që ka bërë të qeshë një Shqipëri e tërë. Ai arriti të bëhet parodist i Shqipërisë, i njohur në të gjitha nivelet e shtresat e shoqërisë shqiptare, që nga fshatrat më të vogla e deri në majë të elitës shqiptare. Theofili është i pari delvinjot që u bë parodist e artist me famë. Krijimtaria kërkon mendje të kulluar e shpirt të shqetësuar. Por njëherazi artisti do që të ketë dhe shpirt artistik. Theofili i ka të tria këto kërkesa të cilat e bënë që t’i përvishet artit me pasion e me vullnet. Shpirti artistik i tij e nxiti Theofilin që të vështrojë me sy artisti jetën që e rrethonte, e bëri që të vërejë me sy kritik fenomene humoristike në punë e në shoqëri. Dhe jo vetëm t’i vërejë, por edhe t’i veshë me “rrobën e fjalës humoristike” të folur në skenën e Estradës së Sarandës për kaq e kaq vjet, derisa doli në pension, jo si artist, por si moshë, se për artistin Theofil, arti nuk ka pleqëri. Jeta është e shkurtër, arti është i gjatë. Arti dhe vepra e artit është e përjetshme. Arti i vërtetë është gjithmonë i gjallë dhe midis të gjallëve në shoqërinë njerëzore.

Detajet rreth librit
Autori Theofil Haxhijani
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Kujtime

Numri i faqeve 280
Data e botimit Dhjetor 2015
ISBN 9789994319305
Gjuha Shqipe
Libër fizik
700 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune