Fatmir Toçi
Fatmir Toçi është lindur në Tiranë,
në prill 1958. Mësimet e para, deri në
përfundimin e shkollës së mesme, i kreu
në disa vende të Shqipërisë, si Borakë
(Shijak), Tiranë, Kurbnesh e Rrëshen të
Mirditës, Kavajë, për shkak të detyrës si
ushtarak të të atit. Studioi në Universitetin
e Tiranës në Fakultetet e Ekonomisë dhe,
më pas, në atë të Gjuhë
-Letërsisë.
Ka punuar në sektorë të ndryshëm të
ekonomisë dhe administratës shtetërore
në poste drejtuese, pedagog i gjuhës
italiane në Akademinë Ushrarake etj.,
deri në janar 1993 kur themeloi Shtëpinë
Botuese Toena, më pas Institutin e
Librit dhe të Promocionit dhe Revistën
Universi Shqiptar i Librit.
Ka qenë për shumë vjet kryetar i Shoqatës
së Botuesve Shqiptarë, kryetar i Lidhjes
së Botuesve Shqiptarë, anëtar i Këshillit
Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar
(2005
-2009), nënkryetar i SHKA “Labëria”
dhe deputet në Kuvendin e Shqipërisë për
dy legjislatura (2009
-2017).
Është vlerësuar me urdhra e medalje të
ndryshme nga presidenti i Republikës
së Shqipërisë, presidenti i Republikës së
Italisë, institucione qendrore shqiptare,
njësi të pushtetit lokal dhe shoqata të
ndryshme brenda e jashtë Shqipërisë.
Është autor i disa botimeve për mësimin e
italishtes, vepra histoike dhe përmbledhje
publicistike.