Shporta juaj është bosh
Librat e autorit
Drago Siliqi lindi më 9 qershor të vitit 1930 në Tiranë, në një familje me tradita patriotike. Bir i poetit Bllazho Siliqi dhe nip i rilindësit të shquar Risto Siliqi, Dragoja u lidh fare i ri me Luftën Antifashiste. Në fillim të viteve 1950, ai punoi në shtypin e rinisë dhe të fëmijëve dhe filloi të botojë vjershat e para. Nga viti 1952 deri në vitin 1957 studioi në Institutin e Letërsisë “Maksim Gorki” në Moskë. Në vitet 1957-1958, punoi si korrespondent i gazetës “Zëri i popullit” në Shkodër. Në vitin 1958 filloi punën si redaktor e më pas drejtor i shtëpisë botuese “Naim Frashëri”, ku punoi derisa humbi jetën më 13 korrik të vitit 1963, në një aksident ajror në Irkutsk të Rusisë.
Drago Siliqi ishte poet, kritik
letrar dhe botues; ai i ka lënë
trashëgim letërsisë shqipe poezi
të frymëzuara, si dhe një numër
artikujsh kritikë. Ai drejtoi me
aftësi dhe pasion shtëpinë botuese
“Naim Frashëri” dhe bëri të
mundur botimin në shqip të shumë
kryeveprave të letërsisë botërore.
Vëllimi i tij i parë me poezi, “Zgjimi
i pranverës”, u botua në vitin 1950
dhe më pas u ribotua në vitin
1965. Krijimtaria e Drago Siliqit
është përmbledhur në disa botime:
“Kur zemra flet” (1970); “Poezi të
zgjedhura për fëmijë” (1976); “Çdo
vit agimet zbardhëllojnë” (1977);
“Në kërkim të së resë” (1969, 1973,
1987); “Vepra letrare” botuar në
dy vëllime (1986) dhe “Poezi të
zgjedhura” e “Në kërkim të së resë”
në dy vëllime (2000). Drago Siliqi
la pas bashkëshorten e tij, Drita
Shundi Siliqi (1933-2013), dhe dy
vajzat Darina Siliqi Demiri e Laura
Siliqi Konda.
Libri u shtua në wishlist.