Një jetë në fluturim

Përse vazhdon të kujtohet me adhurim mbas kaq vitesh njeriu, poeti, kritiku e botuesi Drago Siliqi? Është pamja e tij prej Pegasusi, e ngulur në mendjen e njerëzve, përmasat e tij fizike madhështore, apo ishte temperamenti i tij i zjarrtë, shprehja me guxim e mendimeve, ndjeshmëria e thellë dhe dashuria që ai kishte për njerëzit? Ndoshta të gjitha së bashku...
Poezia ishte dashuria e tij e parë si shkrimtar. Ndonëse u nda nga jeta kur ishte vetëm 33 vjeç, im atë la pas poezi të ndjera, si “Atdheu”, “Nana”, “Dashunia”, apo poemën filozofike “Kangë e re për dashuninë e vjetër”, një vepër që vazhdon të vlerësohet për analizën psikologjike të personazheve, si dhe për temën e kurbetit që mbetet ende aktuale.

E vërteta është që, brenda kornizave të një jete nën diktaturë e shtypjeje të paprecedent të fjalës së lirë, pati shkrimtarë, që falë kurajës dhe talentit të tyre, bënë të mundur që shoqëria shqiptare të mos binte në një terr të plotë intelektual e moral. I tillë ishte edhe im atë, Drago Siliqi.
                                                                                                                                                                                                                                                                       Laura Konda
Detajet rreth librit
Autori Drago Siliqi
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Poezi

Letërsi shqipe

Numri i faqeve 304
Data e botimit Shkurt 2021
ISBN 9789928327710
Gjuha Shqipe
Libër fizik
1500 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune