Daniel Kehlmann
Daniel Kehlmann u lind në vitin 1975 në Munih dhe jeton mes Vjenës, Berlinit dhe Nju-Jorkut. Si një
nga emrat më përfaqësues të letërsisë gjermane, Kehlmann është nderuar për veprat e tij me shumë
çmime të rëndësishme letrare, si: Çmimi “Candide”; Çmimin Letrar të Fondacionit “Konrad Adenauer”;
Çmimi “Doderer”; Çmimi “Kleist”, Çmimi Letrar “WELT”, Çmimi “Thomas Mann”. Ndër veprat e tij më
të rëndësishme mund të përmendim “Die Vermessung der Welt” (Matja e botës), “Ich und Kaminski”
(Unë dhe Kaminski), “Ruhm” (Lavdia), “F” etj. Romani “Die Vermessung der Welt” u shndërrua në
romanin më të rëndësishëm të letërsisë gjermane të pasluftës, i përkthyer në më shumë se 40 gjuhë
të huaja. Librat e Kehlmann-it kthehen përherë në suksese letrare.
Romani “Tili” ka qenë për një vit rresht libri më i shitur në Gjermani me një tirazh prej 400 000 kopjesh.