Tili

Modern, joshës, me një gjuhë të fuqishme: një roman i madh për një figurë legjendare dhe një botë që gjendet në hendek. Til Eulenshpigel - endacak, gaztor dhe provokator – u lind në fillim të shekullit të 17-të, si biri i një mullixhiu. I ati, një magjistar dhe eksplorues i të fshehtave të botës, u gjend në konflikt me kishën, e cila e dënoi me varje dhe e dogji. Tilit i duhet të arratiset, shoqëruar nga Nela, vajza e bukëpjekësit. Në rrugëtimet e tyre të rrezikshme, që fëmijë e derisa rriten si akrobatë shëtitës, përmes gjithë vendit të shkatërruar nga luftërat fetare, ata takojnë shumë njerëz të vegjël dhe disa të ashtuquajtur të mëdhenj. Dhe në qendër të të gjitha ngjarjeve është Tili, gaztori enigmatik, i cili një ditë prej ditësh vendosi të mos vdesë kurrë...
“Çfarë romani mjeshtëror (…) Çfarë libri i paimagjinueshëm dhe çfarë tharmi letrar magjepsës…”  Neue Zürcher Zeitung.

Detajet rreth librit
Autori Daniel Kehlmann
Shtëpia botuese Botimet Toena
Përkthyesi Anna Kove
Kategoria

Aventure

Roman

Bashkëkohorë

Me temë shoqërore

Letërsi e huaj

Numri i faqeve 480
Data e botimit Prill 2021
ISBN 9789928348487
Gjuha Shqipe
Ebook
1350 Lekë

I disponueshëm menjëherë