Shporta juaj është bosh
Librat e autorit
Piercamillo Davigo, është anëtar i
Këshillit të Lartë të Magjistraturës,
aktualisht Kryetar Kolegji në Gjykatën
Supreme të Kasacionit, konkretisht
i Kolegjit të dytë penal që nga viti
2005. Ka hyrë në magjistraturë në
vitin 1978 dhe është emëruar në
Gjykatën e Vixhevanos në detyrën
e gjyqtarit dhe më pas, në vitin
1981, në Prokurorinë e Milanos, në
detyrën e ndihmësprokurorit. Nga
viti 1992 ka bërë pjesë në bërthamën
e hetimit “Duart e pastra”, duke
trajtuar procedime që lidheshin me
korrupsionin dhe mitmarrjen në
ngarkim të politikanëve, funksionarëve
dhe sipërmarrësve. Nga muaji
dhjetor 2000, ka mbuluar detyrën e
ndihmësprokurorit në Prokurorinë
pranë Gjykatës së Apelit në Milano.
Botime të tjera të autorit: “Setra e
Mbretit, Intervista mbi korrupsionin”
(me D. Pinardi-n, botim i ri 2004);
“Korrupsioni në Itali. Perceptimi social
dhe kontrolli penal” (me G. Manozzi-n,
2007); “Procesi italian” (me L. Sisti-n,
2012) dhe “Në Itali, të dhunosh ligjin,
të lejohet”. E vërtetë! (2018).
Libri u shtua në wishlist.