Laura Freudenthaler
Laura
Freudenthaler, u lind në vitin 1984 në Salzburg. Ajo
ka studiuar gjuhë dhe letërsi gjermane, filozofi dhe për çështje gjinore.
Aktualisht jeton në Vjenë.
Fillimisht ka
botuar një libër me tregime “Der Schädel von Madeleine”, në vitin
2014. Romani i saj i parë “Mbretëresha
hesht” është vlerësuar me çmimin Förderpreis zum Bremer Literaturpreis 2018
dhe si debutimi më i mirë gjerman i vitit 2018 në Festivalin e romanit debutues në Chambéry. Në vitin 2019, ka botuar
romanin e saj të dytë “Histori shpirtrash”, i cili është fitues i Çmimit Europian për Letrësinë (EUPL)
2019.