Histori shpirtrash

Gjatë vitit të saj të krijimtarisë didaktike, Ana has në vështirësi. Në vend që t’i përkushtohet lojës në piano dhe shkrimit të një libri didaktik, ajo pak nga pak fillon t’i humbasë shprehitë e zakonshme. Netëve, fikson vështrimin në bllokun e shënimeve, kurse gjatë ditës endet nëpër qytet. Janë këto ekskursione, të cilat shumë shpejt do ta çojnë drejt së panjohurës.

Ana dhe Tomasi jetojnë prej njëzet vjetësh në të njëjtin apartament. Çifti ndan shumë kujtime dhe di t’i lexojë shenjat që jep tjetri. Ajo, tashmë, nuk ndihet e qetë në apartament e tyre, kurse Tomasi është gjithnjë e më pak i pranishëm. Ka kohë që ajo mendon se ai ka një lidhje të fshehtë. Tani vajza, ose siç e quan Ana, e panjohura, shfaqet si një frymë pëshpëritëse, që futet vjedhurazi. Ajo s’e kupton qartë nga vijnë zhurmat dhe imazhet. 

Detajet rreth librit
Autori Laura Freudenthaler
Shtëpia botuese Botimet Toena
Përkthyesi Irena Nasi
Kategoria

Romancë

Roman

Bashkëkohorë

Drama

Sentimentalë

Letërsi e huaj

Numri i faqeve 192
Data e botimit Qershor 2021
ISBN 9789928327673
Gjuha Shqipe
Libër fizik
1200 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune


Gjithashtu në E-book
1080 Lekë

I disponueshëm menjëherë