Nicola Lagioia
Nicola Lagioia ka debutuar në vitin 2001
me romanin e tij të parë “Tre sistemi per
sbarazzarsi di Tolstoj (senza risparmiare
se stessi)” [Tre sisteme për të hequr qafe
Tolstoin (pa kursyer veten)]. Që nga ky
debutim ai ka fituar një sërë çmimesh
letrare në karrierën e tij, si në nivel
kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar,
mes të cilave mund të përmenden çmimi
letrar “Scanno, Super Premio Vittorini”
ashtu si edhe çmimi më i rëndësishëm
letrar në Itali “Strega” në vitin 2015 me
romanin “Egërsia”. Në vitin 2010 është
cilësuar si një nga shkrimtarët më të mirë
bashkëkohorë, nën moshën 40-vjeçare.
Ka qenë anëtar jurie në Festivalin e
Venecies dhe drejtor programacioni në
Panairin e Torinos.
Lëvrues i disa zhanreve letrare, si romani,
tregimet dhe eseja, ai mbetet një prej
shkrimtarëve më të pëlqyer italianë.