Shporta juaj është bosh
Egërsia
Një natë e ngrohtë pranvere, një grua e re ecën në mes të autostradës. Është e zhveshur dhe e mbuluar në gjak. Në errësirë e përvijojnë fenerët e një kamioni, që përplasen mbi të. Disa orë më vonë, kur ta gjejnë rrëzë një parkingu shumëkatësh, do të zbulohet edhe identiteti i saj: është Klara Salvemini, vajza e madhe e ndërtuesit më të fuqishëm të zonës. Të gjithë mendojnë se ka vrarë veten. Të jetë vërtet kështu? Çfarë e lidhte Klarën me biznesin e të atit? A ka mundësi që marrëdhënia me vëllezërit dhe motrën - e veçanërisht me Mikelen, atë të zymtin, atë ndryshe, rebelin e familjes - të ketë pasur rol vendimtar në vdekjen e saj? Ky roman është një pikturë që përmban vilat e periferive të pasura të Barit, përuljet dhe habitë e çdo ngjitjeje të shpejtë në majën e shoqërisë lokale, një galeri me personazhe të paharrueshme, tensionet e një familjeje që luhatet mes shkëlqimit dhe katastrofës së plotë. Intensiteti i shkrimit të Lagioia-s - kurrë më parë kaq i qartë, kaq i fuqishëm - na tërheq në një labirint emocionesh të fshehta e të hapura, dhe ndërton një strukturë të përkryer, të ngarkuar me tension, që kryqëzohet vazhdimisht me personazhet dhe botën e tyre, që e mbërthen lexuesin deri në kthesën përfundimtare të komplotit mahnitës.
Autori | Nicola Lagioia |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Përkthyesi | Erion Gjatolli |
Kategoria |
Roman Bashkëkohorë Thriller Me temë shoqërore Letërsi e huaj Libra të rinj Refleksione |
Numri i faqeve | 480 |
Data e botimit | Korrik 2021 |
ISBN | 9789928348180 |
Gjuha | Shqipe |