Ilir Shaqiri

Ilir ShaqiriI u lind më 6 dhjetor 1960, në Burojë të Drenicës. Shkollën fillore e kreu në Turiqec, atë të mesme në Prizren. Studimet e larta i kreupër Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Prizren dhe Prishtinë. Është magjistruar në degën e Letërsisë me temën “Estetika dhe semiotika”.

Ka krijuar mbi 600 këngë në muzikën tonë të lehtë, popullore dhe për fëmijë. Ka botuar studimin “Estetika dhe semiotika në krijimtarinë artistike të nënës” 2014. Ka botuar romanin “Tan Temali” , shtëpia botuese "Toena", Tiranë 2014. Ka botuar romanin “Lemza e dheut”, Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, Prishtinë 2016. Është autor i filmit dokumentar “Hapi i çeliktë” 2014. Autor i filmit dokumentar “Zëri i këngëve lapidare” 2017. Autor i skenarit për film të gjatë artistik “Kangjelet” 2016 - 2017. Ka botuar poemën me 1200 vargje “Adem Jashari”, Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, Prishtinë, 2018. Ka botuar librin me poezi e prozë ITH, shtëpia botuese "Toena" në Tiranë, 2019.

Është vlerësuar brenda dhe jashtë vendit me çmimet e jurisë dhe publikut si: “Fest-Arb” në Shkup 1992, “Kënga Shqiptare” në Prishtinë 1995, Festivali ndërkombëtar “Special avard folkmoot USA” në Karolinën e Veriut 1994, “Zambaku i Prizrenit” në Prizren 1996. “Këngëtari emblamatik i Ballkanit” në Bruksel 2000. Veprimtaria e tij kreative është përmbledhur në monografinë “Heroizëm dhe Dashuri” , me autor prof. dr. Kudusi Lama, botuar nga LSHK, 2012. Është anëtar të “Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës”. Vokacioni i tij është muzika, proza dhe poezia moderne. Aktualisht është “Mbikëqyrës artistik për programe të veçanta” në Radiotelevizionin e Kosovës.